Qëllimi i ish-Presidentit amerikan është të vazhdojë fushatën e tij “Amerika e para”

Teksa gjigandët e mediave sociale si Facebook dhe Twitter vijojn të mbajnë të bllokuar llogarinë e Donald Trump, ky i fundit ka hapur një faqe të veten në internet.

Për të qenë në kontakt me mbështetësit e tij ai ka krijuar rrjetin 45office.com si një platformë për të qëndruar në kontakt dhe një vend ku Trump do të vazhdojë fushatën e tij “Amerika e para”.

Thelbi kryesor i kësaj faqje është edhe renditja e arritjeve të administratë së tij të cilat Trump edhe më herët i ka cilësuar si lëvizja më e jashtëzakonshme politike në histori.

Në faqen kryesore të www.45office.com janë fotografitë e Trump me gruan e tij Melania, në evente të ndryshme gjatë kohës së tij si president. Website-i zyrtar gjithashtu lejon popullin t’i dërgojnë mesazhe ish-Presidentit dhe Zonjës së Parë, si dhe të rezervojnë për ngjarje apo evente të ndryshme ku marrin pjesë ata.

Për ekonominë, ish-Presidenti ka deklaruar se administrata e tij ka parë hapjen më të madhe të vendeve të punës, rriti pagat etj. Shtetet e Bashkuara regjistruan numrin më të madh të vdekjeve në botë por faqja në internet përshkruan trajtimin e tij të pandemisë si një sukses.

Trump ka një ndikim të rëndësishëm në Partinë Republikane pavarësisht humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020.

Klan News