“Vota me postë do të jetë më e pasakta dhe më mashtruesja në të gjithë historinë”

Presidenti Amerikan, Donald Trump ka hedhur sot idenë e shtyrjes së zgjedhjeve presidenciale të Nëntorit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një mesazh të pak minutave më parë, ai thotë se vota me postë do të jetë më e pasakta dhe më mashtruesja në të gjithë historinë dhe një siklet i madh për Shtetet e Bashkuara.

Për këtë arsye, Presidenti Trump thotë se zgjedhjet duhet të shtyhen derisa qytetarët të votojn siç duhet dhe të sigurt.

Tv Klan