Ish-Presidenti amerikan është shprehur se ata përbënin një kërcënim zero për demokracinë

Donald Trump ka mbrojtur disa nga mbështetësit e tij të cilët protestuan në Kapitolin e SHBA në 6 Janar, duke thënë se ata përbënin kërcënim zero.

Në një intervistë për Fox News, me gazetaren Laura Ingraham ish-Presidenti amerikan pranoi se ata që sulmuan Kapitolin hynë brenda dhe nuk duhet ta kishin bërë atë, por ai shtoi se ata nuk kanë sulmuar asnjë prej forcave të rendit dhe nuk përbëjnë asnjë rrezik.

Më shumë se 300 njerëz janë akuzuar në lidhje me trazirat. Autoritetet kanë thënë se ata besojnë se të paktën 100 të tjerë mund të përballen me akuza.

Sulmi pasoi një tubim të zjarrtë të Trump jashtë Shtëpisë së Bardhë në të cilën ai nxiti një grup mbështetësish të tij të “luftonin si patriot për të në Kapitol.  Dhoma e Përfaqësuesve e fajësoi Trump për herë të dytë, por Senati përfundimisht e liroi atë për nxitjen e sulmit.

Gjatë intervistës në Fox News, Trump gjithashtu kritikoi Anthony Fauci, ekspertin e sëmundjeve infektive amerikane në lidhje me pandeminë e Covid 19. Trump u shpreh se pandemia u trajtua në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë administratës së tij pavarësisht kundërshtimeve dhe masave që Fauci kërkonte të ndërmerreshin.

Në kohën kur koronavirusi u përhap në SHBA, Fauci dhe Trump kanë ndarë mendime të kundërta në lidhje me trajtimin e pandemisë.

Klan News