Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur emergjencën kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas përhapjes në rritje të koronavirusit.

Ky urdhër i shefit të Shtëpisë së Bardhë lejon qeverinë që të japë 50 miliardë Dollarë fonde për autoritetet shëndetësore.

Nga të dhënat e deritanishme, në SHBA janë konfirmuar 1701 raste me koronavirus, nga të cilat 40 vdekje.

Disa shtete amerikane kanë ndërmarrë masa për të frenuar përhapjen e virusit COVID-19, duke përfshirë ndalimin e tubimeve, aktiviteteve sportive dhe mbylljen e shkollave.

Kujtojmë gjithashtu se dy ditë më parë, Shtetet e Bashkuara ndaluan fluturimet me Europë. “Kontinenti i vjetër” konsiderohet tashmë si epiqendra e pandemisë së koronavirusit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.  /tvklan.al