Dallas Mavericks fitojnë falë 3-pikëshit në limit

Luka Donçiç befasoi edhe një herë me aftësitë e tij në parket. Basketbollisti slloven i Dallas Mavericks i dha fitoren ekipit të tij kur skuadra ishte në disavantazh 111 me 113 dhe aksioni duhet të zgjaste vetëm 1.8 sekonda.

Donçiç realizoi një 3 pikësh mes kundërshtarëve, duke shmangur hyrjen në zonë dhe një frymë larg sirenës që lajmëronte fundin e sfidës në fushën e Memphis Grizzlies.

Ky kosh përmbysi gjithçka duke i dhënë fitoren 114 – 113. Luka Donçiç, i cili më parë është aktivizuar me Real Madrid u transferua në NBA në 2018. Donçiç debutoi me përfaqësuesen e parë të Sllovenisë në 2016, ndërsa 1 vit më vonë u shpall kampion i Europës.

Tv Klan