Pjesa më e madhe e individëve ankohen kur aroma e parfumit nuk ndihet aq shumë sa ata do të donin. Ky është një problem që vihet re sidomos në përiudhën në të cilën jemi, ku temperaturat janë shumë të larta.

Kjo mund të ndodhë për shkak të një sërë arsyesh, njëra prej tyre është cilësia e vet e parfumit. Por përveç kësaj, mund të jetë sepse nuk aplikohet ashtu sikurse duhet.

Por ekzistojnë disa truke të vogla që mund të bëni, që aroma e parfumit të zgjasë më tepër.

Shumica e njerëzve refuzojnë të blejnë një parfum, kur aroma e tij nuk ndihet shumë. Gabimi qëndron tek mënyra e provës. Nuk duhet të hidhni parfum tek kyçi i dorës dhe ta fërkoni për ta nuhatur sepse kjo bën që aroma e tij të zbehet. Ekspertët sugjerojnë të hidhni pak parfum tek dora dhe pastaj ta nuhasni për ta kuptuar dhe vlerësuar aromën e tij.

Zgjidhja ideale për të përdorur parfumin do ishte pas dushit. Ju mund ta aplikoni atë tek veshja juaj, në dorë dhe në zonën e qafës.

Gjithashtu me anë të një furçe, mund të aplikoni parfumin edhe në flokët tuaj. Kur dilni jashtë nëse nuk doni që të merrni shishen e parfumit me vete, mund të hidhni pak nga parfumi juaj në pambuk, ta vendosni në një qese dhe më pas kur ju nevojitet mund ta aplikoni në qafë./tvklan.al