Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga 14 Shtator të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Malit të Zi duhet të kenë parasysh rregullat e reja.

Mësohet se për të hyrë në Malin e Zi duhet në vërtetim vërteton vaksinimin, 14 ditë pas është bërë doza e dytë.

Një test PCR negativ Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë.

Por mund të përdoret dhe një test negativ antigjen, jo më të vjetër se 48 orë.

Qytetarët e Malit të Zi dhe shtetasit e huaj me qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi, të cilët nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e mësipërme, duhet të karantinohen. Izolimi mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit./tvklan.al