Historia e 26-vjeçares nga Tropoja, e cila ka denoncuar në emisionin “Stop” se është dhunuar nga bashkëshorti dje vjehrra dhe këta të fundit kanë tentuar ta nxjerrin me probleme mendore me dokumente të falsifikuara, është edhe më e trishtë.  

Emisioni “Stop” zbuloi se epikriza që ishte firmosur për të ishte e pavërtetë dhe kjo gjë u pranua si nga mjeku që e kishte firmosur dhe nga punonjësja e zyrës së statistikave nga maternitet. Por problemet për të rënë vijojnë edhe më tej.

Për të rezulton një dokument nga një klinikë e mjekes psikiatre Fatime Elezi, se është me probleme mendore dhe që ka lëshuar një recetë për ta mjekuar. Denoncuesja 26-vjeçar e pajisur me një kamerë të fshehtë nga emisioni “Stop” ka shkuar në klinikën e mjekes Elezi dhe kjo e fundit pranon që ka lëshuar një recetë për të, por deklaron se nuk e ka paciente dhe nuk e ka tanuar më parë.

Mësohet se gjithçka është bërë nga ish-vjehrra e 26-vjeçares, Alma Ibrahimi, e cila është shtirur si nëna e denoncueses.

Mjekja: Unë kam thënë në Prokurori, që nuk e kam parë asnjëherë… Më ka ardhur mami i vet, e prezantuar me emrin Refije, Alma, 2 emra, Refije në pasaportë, Alma më thonë.

Denoncuesja: A ishte flokë të zeza..?

Mjekja: Flokë të zeza, kaçurrela, e shkurtër, e dobët, kështu ishte. Dëshmia ishte kjo: “Më ka ardhur një zonjë, është prezantuar si mami, me emrin Alma. Filloi të qajë, paraqiti ankesat e veta, kam vajzën e sëmurë dhe tha: të lutem më jepni një recetë, që ta kem për në Gjermani!

Ajo duhet të procedohet dhe kaq, sepse është manipulatore! Ti kaq thuaj, ore njeri receta është e 13: 05, unë kam ik nga shtëpia në 2019 dhe s’ka asnjë lidhje.

Por problemi i 26-vjeçares nuk mbaron këtu. Për çështjen e divorcit është caktuar një psikologe, e quajtur Najada, që haptazi mban anën e ish-burrit të denoncueses.

Psikologe Najada: Domethënë, ti s’ke komunikim me Hoseliton?

Denoncuesja: Jo, jo.

Psikologe Najada: Domethënë ti për punën e fëmijës, që të vijë ta takojë, Hoselito, nuk ke problem për këtë pjesë?

Denoncuesja: Unë dua çdo gjë me vendim gjykate, në mënyrë ligjore se nuk u kam besë.

Psikologe Najada: Eh tani, dëgjo! Nuk përbën rrezikshmëri, në qoftë se ai është, të mendosh..,nuk mund ta kontrollojmë në çdo moment, ka konsumuar ashtu ai, apo s’ka. :Kush është ai baba, që të jetë në një gjendje siç je dhe ti, nënë, që të shkojë të takojë fëmijën, në gjendje, që mendon ti?

Denoncuesja: Po ku i ka faktet që ka ardhur që të kërkojë vajzën?

Psikologia: A të ka marrë Hoselito në telefon? A të ardhur Hoselito vetë prezent? A ka ardhur të takojë fëmijën?

Denoncuesja: Asnjëherë.

Psikologia: Po mirë tani, në qoftë se vjen Hoselito, për të takuar fëmijën, ti e pengon. Kjo është pjesa?

Denoncuesja: Ku të vi ta takojë, ku do ta takojë vajzën?

Psikologia: Të vijë atje moj, në Tropojë! Po do jem dhe unë prezente aty. Do jem unë, do vij dhe ai të takohet prezent, të shikohet marrëdhënia, të afrohet njëherë fëmija me babanë se ka kaq kohë.

Denoncuesja: Me prezencën tuaj po.

Psikologia: Po pra sigurisht. Pastaj atë e vendos Gjykata, si do çmojë Gjykata lënien për rritje dhe edukim për fëmijën.

Lidhur për këtë çështje vendimin e fundit do ta japë Gjykata e Elbasanit./tvklan.al