Një shpërthim i Kanye West në rrjetet sociale, ka ngjallur kaq shumë reagime, por akoma dhe më shumë ka dëmtuar bashkëshorten e tij Kim Kardashian dhe familjen e saj.

E gjitha filloi kur gjatë fjalimit të tij të parë në fushatën për president i SHBA, kur reperi i njohur zbuloi se Kim dëshironte të abortonte fëmijën e tyre.

Më tej shkoi kur foli me terma të ashpër për nënën e saj, Kris Jenner, duke thënë se pavarësisht se vuante nga çrregullimi bipolar, ajo nuk pranon të marrë ilaçe.

Disa zbulime të tjera pasuan përmes postimeve në Twitter, në të cilat ai pretendoi se gruaja dhe nëna e saj donin ta mbyllnin atë në një spital psikiatrik.

Sidoqoftë, Kanye West vendosi të ndryshojë qëndrimin e tij dhe të bëjë një lëvizje “paqeje” me gruan e tij. Ai bëri një postim të ri në Twitter, ku publikisht i kërkon falje asaj.

“Dua të të kërkoj falje Kim, sepse zbulove publikisht diçka që ishte çështje personale. Unë nuk të kam mbrojtur siç më ke mbrojtur ti mua. E di që të kam lënduar. Të lutem me fal. Faleminderit që ke qenë gjithmonë aty për mua”.

Por se çfarë do të bëjë Kim dhe familja e saj… mbetet për t’u parë. /tvklan.al