Donjeta Sadiku fitoi medaljen e artë në Kupën e Federatës Botërore të boksit. Boksierja triumfoi në eventin e zhvilluar në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, ku festoi me simbolin e shqiponjës në ring.

Ajo u shpall kampione në peshën deri në 60 kilogramë, duke i dhuruar Kosovës një triumf historik. Sadiku mposhti në finale kundërshtaren britanike, Eliz Glin, duke dominuar në të tre raundet e duelit.

Tv Klan