Gianluigi Donnarumma duket se është drejt largimit nga Milanit. Pas mosmarrëveshjeve për rinovimin e kontratës portieri i kombëtares italiane duket se do të kërkojë një klub të ri për sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër Juventusi duket se nuk do të heqë dorë nga Szczesny duke i mbyllur kështu derën Donnarummas. Kontrata e këtij të fundit skadon zyrtarisht në 30 Qershor dhe largimi nga kuqezinjtë është thuajse i sigurt.

Mediat në vend bëjnë me dije se italiani po shkon drejt PSG-së. Donnarumma pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me Paris Saint Germain me një pagë prej 12 milionë Eurosh në sezon.

Ende asgjë nuk është zyrtare, por presioni i agjentit të tij, Mino Raiola, ka larguar palët nga negociatat. Tashmë pritet që në ditët në vijim të ketë një situatë më të qartë rreth të ardhmes së Donnarumma./tvklan.al