Milan e Mino Raiola janë gati të ulen në bisedime për të folur rreth të ardhmes të Gigio Donnarumma sipas mediave italiane.

Diskutimi do të jetë rreth zgjatjes së kontratës së portierit deri në 2024. Atmosfera e tanishme nuk krahasohet me atë të para 2 viteve ku pati kontestime të tifozërisë, pasi Donnarumma mendoi largimin nga Milan. Drejtuesit e klubit po mendojnë që të shtojnë 1 milionë euro në pagën e Gigio.

Gjithçka do të ishte më e lehtë, nëse i vëllai Antonio të transferohet në një tjetër ekip. Paga e portierit kryesor të Milan 6 milionë euro në sezon dhe marrëveshja aktuale është e vlefshme deri në 2021.

Në muajit në vijim do të ketë bisedime mes menaxherit Raiola dhe drejtuesit e Milan. Gigio Donnarumma mund të ketë edhe një klauzolë prej 100 milionë eurosh për të garantuar qëndrimin e tij dhe pse dëshira e portierit është që të vijojë me këtë fanellë.

Tv Klan