Një vajzë e re, e cila kërkoi të ishte perfekte në Instagram, kreu disa operacione plastike për zmadhimin e gjoksit, të cilat dështuan. Jayla Cevik, 21 vjeçe, nga Britania e Madhe shkoi në 2018-n në Turqi për një zmadhim gjoksi në një klinikë, të cilën e kishte parë online.

Por vetëm gjashtë javë pas operacionit të parë, asaj iu formua një vrimë në gjoksin e djathtë dhe u detyrua që të kthehej sërish për ta rregulluar. Që atëherë, e reja ka harxhuar mbi 17 mijë Paund për fluturimet, qëndrimin në hotele dhe operacionet, njëra prej të cilave ia la gjokset në dy masa të ndryshme.

Jayla shprehet se tashmë është duke marrë antidepresantë përpara se të shkojë sërish në një tjetër operacion. Menaxherja tregoi për mediat se priste rezultate të shkëlqyera për shkak se kishte parë që në klinikë kishin shkuar njerëz të famshëm.

“Klinika duhet të ishte një ndër 20 më të mirat në Europë. Fotot përpara dhe prapa operacioneve ishin të bukura kështu që vendova të shkoja. Doja gjokset perfekte, por tashmë kam të kundërtën”, tha ajo.

Jayla pretendon se nuk mori asnjë konsultë nga klinika. Ajo shtoi se kirurgu dukej sikur e kishte me nxitim.

“I thashë: Të lutem sigurohu që të jenë në proporcion me trupin. Isha shumë e mërzitur kur u zgjova sepse gjokset ishin shumë të mëdha për masën time. Isha e tmerruar. Ishin nxirë dhe të gjakosura. Mirëpo më thanë që kjo gjë ishte në rregull”.

Pas gjashtë javësh, ajo zbuloi vrimën në gjoksin e djathtë. U rikthye sërish në Turqi për ta rregulluar, por përfundoi me dy gjokse me madhësi të ndryshme. Pas tre ditësh iu nënshtrua një operacioni të tretë, por këtu thithkat “i kishin lëvizur nga vendi”.

E tmerruar dhe pasi pagoi për një operacion të katërt, sërish gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet. Kështu që ndërhyrjen e pestë, doktorët ia kanë ofruar falas.

“Jam e dëshpëruar pasi dua që të duken sërish siç kanë qenë. Pendohem që kam shkuar jashtë vendit për të bërë operacionet”, është Jayla./tvklan.al