Donte pasurinë e saj, burri vret gruan duke i vendosur kobrën helmuese në krevat - Tv Klan

Donte pasurinë e saj, burri vret gruan duke i vendosur kobrën helmuese në krevat


Donte pasurinë e saj, burri vret gruan duke i vendosur kobrën helmuese në krevat

10:53 16/10/2021

Një burri është dënuar 2 herë me burgim të përjetshëm pasi ka përdorur një kobër shumë helmuese për të vrarë gruan e tij.

Sooraj Kumar u shpall fajtor për vendosjen e gjarprit mbi gruan e cila ishte shumë e pasur ndërkohë që ajo flinte gjumë.

Uthra Kumar, 25 vjeç, vdiq pasi kaloi dy muaj në spital pavarësisht përpjekjeve të mëdha që bënë mjekët.

Në gjykatën e Kerala në Indi u tha se është rritur numri i vrasësve që përdorin gjarpinj helmues për të vrarë dike që të duket aksidentale. Sooraj Kumar u dënua me burg të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen.

Sipas prokurorëve, Kumar u martua me gruan e tij për përfitime financiare dhe shumë shpejt bëri komplotin për t’i dhënë fund jetës së saj.

Prokurorët thanë se Kumar bleu një kobër helmuese që ishte lënë e uritur për një javë për ta bërë atë më agresive dhe më pas e nxiti ta kafshonte gruan e tij.

Hariram Shankar, ndihmës mbikëqyrës i policisë në Kerala, tha për NBC Neës: Kobra ishte shumë e uritur dhe barku i saj ishte bosh. Nëse ai do divorcohej nuk do fitonte gjithë pasurinë e saj. Nëse e vriste dhe gjithçka do dukej aksidentale ai shpresonte të bëhej i pasur. Por gjatë hetimit tonë, ne zbuluam se kjo ishte një vrasje e planifikuar mirë.

Sipas ekspertëve “Viper” është një lloj gjarpri plotësisht tokësor dhe nuk kishte shans të hynte në dhomën e gruas pa e vendosur dikush tjetër. Kjo ishte një nga detajet që i kishte shpëtuar burrit vrasës dhe e bëri dyshuesin kryesor.

Vdekja nga kafshimi i gjarprit është e zakonshme në Indi, me 1.2 milion të raportuar nga viti 2000 deri në vitin 2019, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. /tvklan.al








Të ngjashme