Testet teksikologjiketregojne se ish infermieri gjerman ka vrarë të paktën 100 pacientë në 2 spitale ku ka punuar, sipas prokurorëve.

Detektivët besojnë se Niels Hoegel, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për 2 vrasje, ka injektuar sistematikisht një doze fatale mjekimesh në zemrat e pacienteve që kishte nën kujdes.

Sipas tij, ai donte tu bënte përshtypje kolegëve duke pretenduar t’i shpëtonte pacientët nga një vdekje e papritur, por shumë prej tyre nuk arritën të mbijetonin.

Sipas hetimeve, Hoegel thuhet se mund të ketë vrarë 38 pacientë në Oldenburg dhe 62 në Delmenhorst, pjesë e Gjermanisë Veriore, rreth viteve 1999 – 2005.

Hetuesit thonë se numri i të vrarëve mund të jetë akoma më i lartë.

Dyshimet mbi të filluan pasi një infermiere vuri re se një pacient i qëndrueshëm, papritur filloi të kishte rrahje jo të rregullta zemre gjatë kujdesit të të akuzuarit. Gjithashtu, u gjetën medikamente të dyshmita tek mbetjet e dhomës.

Gjatë gjyqit të mëparshëm në vitin 2015, Hoegl tha se “i vinte keq”dhe se shpresonte që familjet e viktimave të gjenin paqe.

Nëse Hoegel shpallet fajtor për të gjitha vrasjet, mund të konsiderohet një ndër vrasësit më të mëdhenj serial në Gjermaninë e pas luftës./abcnews.al