Një fundjavë me gola për lojtarët e Kombëtares. Eros Grezda, Ergys Kaçe dhe Berat Gjimshiti realizuan me ekipet e tyre të dielën. Për Grezdën ishte një ditë e mbarë, pasi shënoi 2 herë në fitoren 7 – 1 të Glasgow Rangres ndaj Motherëell.

Sulmuesi tregoi cilësitë e tij teknike. Eros Grezda jo vetëm gjeti rrugën e golit në kampionatin skocez, por ndihmoi edhe mesfushorin Middleton të realizonte. Supergol për Ergys Kaçen në Greqi në derbin e kampionatit grek. Mesfushori i kombëtares shmangu kundërshtarin përpara se të godiste topin  nga jashtë zonës duke e dërguar në cepin e portës.

Lojtari i Panathinaikos iu bashkua në fund grumbullimit për takimet me Skocinë dhe Uellsin. Në Serie A ishte Berat Gjimshiti i cili la shenjë. Mbrojtësi realizoi në fitoren 4 – 1 të Atalanta me Inter. Gjimshiti nuk i la mundësi Handanovic të reagonte. Një ditë e mirë edhe për Ermir Lenjanin që ndihmoi në fitoren 2 – 1 të Sion në fushën e Zurich. Lenjani dha pasimin për kasamin duke i hapur rrugën këtij suksesi në Superligën e Zvicrës.

Tv Klan