Për dorëheqjen e Haradinajt ka reaguar dhe politika shqiptare.

Presidenti Meta është shprehur i bindur për pafajësinë e tij. “Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen evropiane”, shkruan Meta.

Basha e ka cilësuar vendimin e Haradinajt , një akt të një njeriu që vë Atdheun mbi gjithçka. Ish kryeministri Berisha e cilësoi një akt shtetëtar dhe dinjitoz. “Komandant trim që luftoi me heroizëm kundër pushtuesve dhe ndihmoi dhe shpëtoi qindra familje shqiptare nga barbaritë serbe gjatë luftës, shtetar me integritet dhe kryeministër efiçent e atdhetar i flaktë, Ramush Haradinaj kundërshtoi me guxim të madh projektin e Serbisë së Madhe të Vuçiç”, shkruan Berisha.

Ndërsa Ministri i Diasporës Majko deklaron se ka kryer një akt që i bën nder Kosovës.

Tv Klan