Mediat ndërkombëtare prestigjoze i kanë dhënë një hapësirë të madhe dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, mëngjesin e të shtunës.

Daily Mail, New York Times dhe Associated Press ndër të tjera shkruajnë se lajmi për dorëheqjen e tij u bë nga profili në Twitter i Kryeministrit Edi Rama, i cili shkruante se kishte pranuar dorëheqjen. Por deri tani nuk është dhënë asnjë shpjegim, ndaj pritet një reagim nga tashmë ish-Ministri i Brendshëm.

“Brenda pak minitash, Kryeministri Rama ka emëruar Sandër Lleshin, një ish-zyrtar ushtarak në postin e ministrit të Brendshëm”,

shkruan Associated Press, ndërsa shton:

 “Emërimi i Lleshit duhet miratuar nga presidenti dhe më pas nga parlamenti, ndërsa kryeministri premtoi se ai do të sjellë një energji të re pozitive. Lufta ndaj krimit të organizuar, trafikut të drohës dhe korrupsionit, janë prioritetet e Shqipërisë në përpjekje për anëtarësimin në Bashkimin Europian”

.

/abcnews.al