“Basha e ka kthyer partinë në klienteliste”

Humbja në zgjedhjet e 25 Prillit vijon të japë efektet e saj brenda Partisë Demokratike.

Të pakënaqur me mënyrën sesi Lulzim Basha po drejton këtë forcë, 13 anëtarë të Kryesisë së degës së PD në Korçë, përfshirë dhe anëtarin e Këshillit Kombëtar, Andrea Mano kanë dhënë dorëheqjen nga funksionet e tyre.

Në letrën e dorëheqjes ata e akuzojnë Lulzim Bashën se me arrogancë po e kthen partinë në forcë klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave të tij personale.

“Ne jemi një pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike, sigurisht që këto detyra tashmë që këtej e tutje i takojnë kryetarit të partisë se çfarë do të bëj me kryesinë. Ndoshta siç ka ndodhur mund ta emërojë një kryesi të re dhe të vazhdoj me emërimet.”

Sipas anëtarëve të Kryesisë së degës së Korçës, “me veprimet dhe mosveprimet e tij Lulzim Basha po hedh poshtë mundin edhe sakrificat e opozitës më të vështirë” – në gjykimin e tyre – “në të gjithë historinë e PD”.

Pavarësisht dorëheqjes nga funksionet, të 13 firmëtarët kanë deklaruar se do të vazhdojnë të jenë anëtarë të kësaj force.

Tv Klan