“Në 1 Gusht do të filloj një punë tjetër”

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Malaj e ka dërguar kërkesën në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ndërsa shkaqet e paraqitjes së dorëheqjes janë një marrëdhënie tjetër pune, e cila sipas tij fillon në datën 1 Gusht 2020.

Në letrën e dorëheqjes, Malaj shpjegon se ka punuar pranë sistemit të drejtësisë qysh prej vitit 1993, duke shërbyer në disa gjykata të vendit, ku kulmi i karrierës së tij ka qenë drejtimi i Gjykatës së Apelit Tiranë. Nëse KLGJ do të pranojë kërkesën e Malajt ai nuk do i nënshtrohet procesit të vetingut.

Tv Klan