Sir

Kim Darroch dorëhiqet si ambasador i Britanisë së Madhe në Shtetet e

Bashkuara, pas skandalit që shkaktoi publikimi i memove konfidenciale të vitit

2017, ku ai e konsideronte Donald Trump si të paaftë dhe jo të besueshëm. Në

letrën e dorëheqjes drejtuar departamentit të jashtëm në Londër, Darroch i

konsideron komentet ndaj këtij rasti si spekullime.

“Që prej rrjedhjes së dokumenteve zyrtare nga kjo ambasadë, ka pasur spekulime të shumta lidhur me pozitën time dhe për pjesën e mbetur të mandatit tim si ambasador. Dua t’u jap fund këtyre spekulimeve me dorëheqje”.

Kryeministrja Theresa May shprehu vlerësimet më të larta për diplomatin britanik me një karrierë 42-vjeçare. May tha se “atij i kemi një borxh të madh mirënjohjeje”. I të njëjtit mendim edhe Sekretari i Jashtëm britanik, i cili e vlerësoi si diplomatin më të mirë që ka Britania e Madhe.

Hant, i cili kandidon edhe për Kryeministër nga radhët e konservatorëve përballë Boris Johnson, e konsideroi Presidentin amerikan Donald Trump “harbut” për deklaratat e tij ndaj ku e etiketon Sir Kim Darroch  “një djalë shumë budalla”.

Tv Klan