Nuk do të jetë më president te Barcelona

Josep Maria Bartomeu dha dorëheqjen nga posti i Presidentit të Barcelonës. Sëbashku me të u largua edhe bordi drejtues. Ky reagim erdhi pasi u vlerësua nga autoritetet e Katalonjës se një votë mosbesimi për të ishte konform rregullave.

Rreth 20 mijë anëtarë të klubit shprehën këtë vullnet. Bartomeu ka qenë gjatë muajve të fundit në qendër të kritikave për rezultatet e skuadrës së parë të Barcelonës dhe mënyra se si trajtoi çështjen Messi.

Tv Klan