Kancelari austriak Werner Faymann dha dorëheqjen, pas rezulatateve zhgënjyese të forcës së tij politike në zgjedhjet presidenciale.

Faymann dha dorëheqjen edhe nga posti i kryetarit të Partisë Social-Demokrate. Sipas tij, ky vendim erdhi pasi ai nuk ka përkrahjen brenda partisë dhe se Austria ka nevojë për një kancelar që fillimisht duhet të ketë mbështjen e forcës së vet politike.

Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 24 prill, triumfoi kandidati i ekstremit të djathtë Norbert Hofer. Werner Fayman ishte në detyrën e kancelarit dhe kryetarit të social-demokratëve që prej vitit 2008.

TV Klan