Pas tre dekadash pushtet absolut, dorëhiqet Presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbayev. Lideri komunist 78-vjeçar drejton vendin që prej shkëputjes nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1990.

Përgjatë 30 viteve, Nazarbayev u ka rezistuar pëpjekjeve të kundërshtarëve të tij për të kthyer vendin me pasuri të shumta të naftës, në një sistem demokratik.

Ish-lideri kazak ruan një marrëdhënie të ngushtë me Moskën dhe me Presidentin rus Vladimir Putin. Nazarbayev lajmëroi dorëheqjen përmes një deklarate për mediat, por pa dhënë arsye.

Tv Klan