Roberto Alvim: Ishte koincidencë retorike

Politikanë të shumtë i kanë parë karrierat e tyre të marrin fund për plagjaturë. Por që kopjet të merreshin nga emrat më famëkeq të nazizmit, kjo ndodhi për herë të parë në Brazil.

Ministri i kulturës, Roberto Alvim, u detyrua të jepte dorëheqjen pasi qytetarët kuptuan se një pjesë e një fjalimi të tij ishte identik me një prej fjalimeve të ministrit të propagandës naziste, Jozef Goebbels, të mbajtur në vitin 1933.

“Arti brazilian i dekadës së ardhshme do të jetë heroik dhe kombëtar. Do të ketë një kapacitet të madh për përfshirje emocionale dhe do të jetë i domosdoshëm, si dhe duhet të jetë i lidhur thellësisht me aspiratat urgjente të popullit tonë, ose ndryshe nuk do ekzistoje”, thotë Alvim gjatë fjalës së tij.

Indentik kështu shprehej ministri i propagandës së Hitlerit për të promovuar artin gjerman.

“Arti gjerman në dekadën e ardhshme do të jetë heroik, i sertë, por romantik, faktik, pa sentimentalizëm. Ai do të jetë nacionalist me një thellësi të madhe të ndjenjave, do të jetë i detyrueshëm dhe do t’i bashkojë njerëzit, në të kundërtën do të pushojë së ekzistuari”.

Vëmendjen e kanë tërhequr edhe notat muzikore të operës Lohengrin te Vagner Lohengrin, një ndër të “preferuarve” të Adolf Hitlerit.

Ndonëse presioni i qytetarëve e bëri të tërhiqet, Alvim i ka mohuar akuzat duke thënë se i gjithë fjalimi i tij bazohet në një ideal nacionalist për artin brazilian dhe ngjashmëria është vetëm koincidencë retorike me një fjali të vetme.

Video, ku ish-numri 1 i Kulturës prezantonte një çmim Kombëtar të Arteve u publikua në profilin zyrtar të tij, por më pas u hoq.

Tv Klan