Bajrami: Largohem për arsye personale

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministres në detyrë të Financave në Kosovë.

Ajo e ka argumentuar këtë vendim me arsye personale.

Duke mos dhënë detaje të tjera ajo ka thënë se do të vazhdojë të mbetet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.