Dorëhiqet sekretari i Federatës Zvicerane të Futbollit

Krijoi polemika me deklaratat e tij kundër lojtarëve me dyshtetësi

Alex Miescher nuk është më sekretar i përgjithshëm i Federatës Zvicerane të Futbollit sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të internet.

Ai dha dorëheqjen të premten pas debatit që hapi me deklaratën e tij nëse duhen lojtarët me dyshtetësi në përfaqësuesen helvetike. Alex Miescher e bëri këtë deklaratë pas festimit me simbolin e shqiponjës nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjen me Serbinë. Kjo solli reagime të ashpra nga lojtarët.

Xhaka e quajti të panevojshme, pasi çdo lojtar i ekipit kishte dhënë maksimumin pavarësisht prejardhjes së tij. Akuza në drejtim të Alex Miescher hodhi edhe Valon Behrami, i cili pas përjashtimit nga përfaqësuesja e Zvicrës tha se në këtë vendim me prapavijë politike kishte ndikuar edhe sekretar i përgjithshëm i Federatës Zvicerane të Futbollit.

Nga ana tjetër federata tha se zgjedhjet e trajnerit Vladimir Petkoviç ishin tërësisht të karakterit sportive dhe aspak politike. Miescher largohet pas 9 vitesh në këtë post dhe në njoftimin e federatës thuhet se ai është keqkuptuar gjatë kësaj kohe.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*