SekretarjaPas 5 vitesh në postin e sekretares amerikane për Shërbimet Njerëzore dhe Shëndetsore, Kathleen Sibelius largohet me një detyrë të papërmbushur, reformën shëndetsore të njohur gjerësisht si Obama Care. Sibelius shihet si përgjegjësja kryesore e asaj që kritikët e konsiderojnë si “dështim” në reformimin e sistemit shëndetsor. Kjo ishte një prej pikave më të forta të fushatës elektorale të presidentit amerikan Barack Obama për mandatin e dytë. Dështimi ka të bëjë kryesisht me vonesën në aplikimin e projektit të reformimit që nisi 3 vite më parë. Aplikimi nisi vetëm vjeshtën e shkuar. Sibelius largohet nga posti pas skadimit më 31 mars të afatit të valës së parë të regjistrimeve për personat që kanë nevojë të jenë pjesë sistemit të ri të sigurimeve. Deri më tani janë 7 milion persona që kanë aplikuar për të përfituar nga sigurimet e reja shëndetësore.

Presidenti amerikan Barak Obama ka qenë një prej mbështetësve kryesorë të punës së saj 5 vjeçare në krye të sistemit shëndetësor, duke qenë edhe një prej sekretareve më jetëgjata të administratës së tij. Por janë republikanët që e akuzojnë atë për gabime të rënda në menaxhimin e sistemit të ri dhe regjistrimit online. Kreu i grupit të senatorëve republikanë Mitch Mçonnell mirëpriti dorëheqjen, duke e konsideruar atë si shenjë që tregon nevojën për përmirësime në reformën shëndetsore. Më i ashpër ishte zëdhënësi i senatorit republikan Patt Roberts, i cili tha se dorëheqja ishte vendimi më i mirë, pas asaj që ai e quajti dështim total në aplikimin e Obamacare. Tashmë në vend të saj, do të emërohet Silvia Methieu Bwruell, drejtorja aktuale për buxhetit në administratën Obama.

ObamaCare synon të zgjerojë hartën e sigurimit shëndetësor tek 48 milionë amerikanë që nuk e marrin atë përmes punëdhënësve të tyre si qeveria apo sektori privat.

Redi Prifti