Sulejman Starova dha dorëheqjen nga trajner i Partizanit. Një vendim që ishte përfolur edhe më parë, por nuk mund të ndodhte pa u zhvilluar kupat e Europës.

Starova pritet të jetë sërish pjesë e klubit të kuq, në rolin e këshilltarit të presidentit Gazment Demi. Vendimi vjen edhe pas kontestimit të tifozëve për rezultatet e ekipit.

Në stolin e Partizanit është përfolur se mund të vijë Mladen Milinkoviç, i cili sezonin e fundit drejtoi Luftëtarin. Pritet të shikohet se cilat do të jenë zhvillimet te skuadra kryeqytetase.

Tv Klan