Një nga njerëzit më të pasur në botë, Jack Ma dorëhiqet nga drejtimi i kompanisë online të blerjeve, Alibaba. Në një intervistë për “NYT”, ai ka deklaruar se tërheqja e tij nuk nënkupton fundin e një epoke, por fillimin e një epoke të re.

“Mendoj se  ka ardhur koha, që shumë shpejt madje, t’i rikthehem sërish mësimdhënies dhe se këtë gjë mund ta bëj më mirë sesa të jem shef ekzekutiv i Alibabës”,

u shpreh ai.

Miliarderi e themeloi Alibabën në vitin 1999 dhe e ka udhëhequr derisa u bë një nga kompanitë më të mëdha botërore të tregtisë në internet.

Me një vlerë totale prej më shumë se 400 miliardë dollarësh, Alibaba përfshin shitjet online, produksionin e filmave dhe një rrjet informatik.

Më herët gjatë kësaj jave, Jack Ma tha për “Bloomberg TV” se dëshironte të krijonte një fondacion personal, duke ndjekur gjurmët e shefit ekzekutiv të Microsoftit, Bill Gates.

“Ka shumë e shumë gjëra që mund të mësoj prej Bill Gates. Nuk mund të bëhem kurrë aq i pasur sa ai, por gjëja e vetme që mund të bëj më mirë sesa ai është të tërhiqem më herët”,

tha ai.

Jack Ma ka një pasuri prej rreth 40 miliardë dollarësh. Brenda disa vitesh ai ka ngjitur vendet në listën e njerëzve më të pasur të botës, ku momentalisht renditet i treti pas Jeff Bezos e Bill Gates.

Klan Plus