Duhej të ishte një fundjavë ndryshe për zv.kryeministrin dhe ministrin kroat Zdravko Maric në Malin Losinj me familjen, por ajo ka shënuar fundin e karrierës së tij politike. U zbulua fakti se atij i ishte ulur tre fish pagesa për natë fjetje në një hotel.

Skandali ministror ndodhi në vitin 2019 kur Marić pagoi 291 Euro për një natë fjetje në hotelin “Belavu” në Mali Loshinj, tre herë më pak se çmimi i zakonshëm. Numri dy i qeverisë kroate u akomodua aty me gruan dhe dy fëmijët duke kaluar një fundjavë të zgjatur. “Unë nuk kam ndikuar në këtë vendim dhe as nuk e kam kërkuar atë”, komentoi Marić Ai kishte perfituar një zbritje të madhe të çmimit, të cilën nuk e kishin përfituar mysafirët e tjerë të atij hoteli.

Qeveria kroate pritej të festonte vendimin e Parlamentit Europian për pranimin në Eurozonë nga 1 Janari i vitit të ardhshëm, por dorëheqja e zv.kryeministrit dhe ministrit të Financave Zdravko Maric e ka tronditur rëndë atë. Marić e ka mbajtur postin ministror në qeverinë e kryeministrit Plenkovic që nga viti 2016. Pas dorëheqjes së tij, përfaqësues të opozitës kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Klan News