Veni vidi vici

. Kjo ishte ndeshja e Romës në “San Siro” ndaj Milanit që e fitoi 2-0. Kryeqytetasit shënuan golin e parë në minutën e 72 me Edin Dzeko. Shumë shpejt erdhi edhe i dyti nga Florenzi. Për Romën kjo është një fitore e rëndësishme pasi e vë në garë me skuadrat e tjera pretendente për titull, ndërsa për Milanin kjo humbje vë në rrezik pozitat e trajnerit Montella.

Napoli  fitoi lehtësisht 3-0 në San Paolo ndaj. Hamshik shënoi golin e parë që në minutën e 4,ndërsa Mertens dyfishoi me penallti në të 40. Goli i tretë u shënua nga Kulibali në minutën e 47. Elseid hysaj luajti titullar për 90 minuta. Lazio regjistroi fitoren më të thellë 6-1 me Sassuolo. Vendasit kanë shënuar të parët më pas porta e tyre u përmbyt nga golat e skuadrës kryeqytetase. Dy gola u shënuan nga Luis Alberto dy nga Parolo një nga De Vrij dhe goli i fundit nga Immobile me 11-metërsh.

Inter mori tre pikët e radhës në fushën e Beneventos. Brozovic shënoi dy herë në mesini e pjesës së parë. 45 minutëshi u mbyll 2-1 për zikaltrit që pësuan nga D’Alessandro.

Crotone barazoi në transfertë 1-1 me SPAL, ndërsa Chievo mposhti Fiorentinën 2-1. Torino barazoi 2-2 me Veronën.

Tv Klan