Sapo ka mbërritur në Tiranë, vëzhguesja e mekanizmave europianë si Bashkimi i Europës, Këshillit të Europës dhe OSBE-së, ka shprehur para shtypit trishtimin e saj për mosmarrjen pjesë të Partisë Demokratike në procesin Kushtetutes. Sipas Doris Pack një vendim i tillë i Opozitës është kushtëzuar së tepërmi dhe nga pengesat e nxjerra nga ana e qeverisë Nano e cila në vend që të krijonte një tryezë bisedimesh, futi në burg 6 ish funksionarë të saj.

Gjithsesi, në këtë finish tha ajo, janë fajtorë janë të dyja palët. Më pas duke u ndalur tek ligjet dhe nenet e Kushtetutës, kryevëzhguesja tha se sipas vlerësimeve të juristëve dhe institucionalistëve të huaj bëhet fjalë për një dokument të mirë, i cili do të ishte dhe më i plotë po të përmbante dhe vërejtjet e Opozitës./tvklan.al