Borussia Dortmund siguroi kualifikimin për në fazën e 1/16-ve në Ligën e Kampioneve. Verdhezinjtë barazuan pa gola në shtëpi ndaj Sporting Lisbona.

Megjithatë Dortmund avancoi më tej, falë fitores 3-0 në takimin e parë në Portugali. Guirassy kishte mundësinë për të shënuar në minutën e 59-të, por gaboi nga penalltia. Gjuajtja e sulmuesit u prit nga portieri Silva.

I pafat ishte edhe Emre Can, të cilit iu anulua goli nga VAR-i për pozicion jashtë loje në minutën e 74-t. Në fazën tjetër, Dortmund do të përballet me Lille ose me Aston Villa. /tvklan.al