Humbja e parë e Barcelonës për vitin 2025 la një shije të hidhur, por jo pasoja. Blaugranat janë kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve, pasi u mposhtën në “Iduna Park” nga Borusia Dortmundi me rezultatin 3-1.
Fitorja me poker në “Montjuic” i dha mundësi ekipit të Hansi Flik që të realizonte objektivin dhe të ëndërrojë në Ligën e Kaampioneve.
Borusia i bëri të gjitha vetë në këtë takim.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 11 nga Guirasi.
Në nisje të pjesës së dytë, 29 vjeçari solli sërish gëzim në “Iduna Park”.
Por 5 minuta më pas, Bensebaini solli qetësinë te miqtë, duke shënuar në portën e tij.
Guirasi realizoi tripletën në minutën e 76.
Pavarësisht këmbënguljes së gjermanëve, katalanasit ruajtën avanantazhin e përgjithshëm.
Trajneri Hansi Flik iu gëzua këtij suksesi në përfundim të takimit.
“Ne luajtëm ndaj një ekipi ekselenent, që na krijoi shumë vështirësi! Por rëndësi ka qenë jemi në gjysmëfinale. Kemi një ekip të madh që deri më tani ka vepruar në mënyrë brilante, e të vazhdojmë të bëjmë çfarë kemi bërë deri më tani”, tha trajneri Hansi Flick.
Barcelona rikthehehet në një gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve pas 6 viteve.
Ndërsa finalistja e kompeticonit në vitin e shkuar, shpëtoi nderin me këtë fitore, por jo sezonin negativ.
Klan News