Dopiete e Haaland e Sancho, verdhezinjtë titull pas 4 vitesh

Borussia Dortmund është fituesi i Kupës së Gjermanisë për sezonin 2020-2021. Katër vite ka zgjatur thatësira për verdhezinjtë, që marrin kështu trofeun e dytë për nga rëndësia në vend për herë të pestë në histori. Skuadra e drejtuar nga Terzic dominoi totalisht Lajpzig, duke triumfuar thellë me shifrat 4-1.

Sancho e Hëland protagonist me nga një dopietë. Anglezi zhbllokoi sfidën për t’i lënë më pas radhën Haland që të gjente fundin e rrjetës. Në fundin e pjesës së parë, Sancho realizoi sërish për 3-0. 20 minuta para fundit, Olmo ngushtoi diferencat, përpara se Hëland të shënonte sërish për shifrat përfundimtare 4-1.

Një titull mëse i merituar për verdhezinjtë që e mbyllin me titull këtë sezon jashtë pritshmërive. Ndërkaq, Lajpzig dështon sërish për të fituar të paktën një trofe në këtë sezon.

Klan News