Triumfoi në finalen me Bayern Munchen

Borussia Dortmund fitoi Superkupën e Gjermanisë për herë të gjashtë, duke mundur Bayern Munchen me rezultatin 2 – 0.

Finalja e luajtur të shtunën në Dortmund motivoi më shumë të zotët e shtëpisë që ndërprenë sukseset radhazi të bavarezëve në Superkupë. Sfida më e bukur e futbollit gjerman ishte me ritme të larta prej fillimit të saj, por për të parë golin e parë u desh fillimi i së dytës.

Paco Alcacer shënoi golin e avantazhit për Borussia. Bayern pati mundësi për të barazuar rezultatin, por goli u shënua sërish nga Dortmund. Jadon Sancho realizoi në minutën e 69’. Një nisje e mbarë e sezonit për Borussia Dortmund që paralajmëron një sezon rivaliteti me Bayern Munchen.

Tv Klan