Verdhezinjtë mposhtin Gladbah, sigurojnë gjysmëfinalen e kupës


Borussia Dortmund është në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë. Pas shtyrjes së ndeshjes Regensburg-Werder Bremen si pasojë e rasteve me Covid-19 tek ekipi vendas, Borussia Dortmund mundi 1-0 në transfertë M’Gladbach dhe është kualifikuar në mesin e 4 skuadrave më të mira në Kupën e  Gjermanisë.

Sfida e luajtur në Borussia Park është vendosur nga një gol i Jadon Sanchos në minutën e 66-të dhe erdhi pas një kundërsulmi perfekt të Dortmund. Haaland kaloi në avantazh verdhezinjtë në të 53-ën, por goli i norvegjezit u anulua pas ndërhyrjes së VAR për shkak të një faulli.

Dortmund e mbylli me 10 lojtarë ndeshjen pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Dahoud për një ndërhyrje të parregullt që ka çuar te një përlasje mes dy skuadrave. Por kjo ndodhi në minutën e dytë shtesë nga 5 të tilla dhe nuk ndikoi në suksesin e verdhezinjve.

Ndërrimi i trajnerit ka dhënë efekt te Dortmund, pasi me ardhjen e kroatit Edin Terzic ekipi ka marrë 4 fitore radhazi, duke lënë pas krizën që kishte përfshirë verdhezinjtë. Së pari fitorja në Champions në transfertë ndaj Sevijas, pastaj dy suksese radhazi në Bundesligë dhe në fund kalimi në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Këtë trofe Dortmund mund ta fitojë, pasi Bayern Munchen është eliminuar.

Klan News