Dosja “184”, Basha: Marku dhe Prela duhet të ndiqen penalisht

Dosja “184”, Basha: Marku dhe Prela duhet të ndiqen penalisht

14:11 22/08/2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku dhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, duhet të hetohen për shpërdorim detyre për dosjen e Dibrës “184”.

Duke folur për gazetarët pas takimit me ambasadorin e ri të Gjermanisë në vendin tonë, Basha i emërtoi “Katica” dy prokuroret Marku e Prela, duke i krahasuar me prokuroren speciale në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, e cila u arrestua për një rast ryshfeti.

“Katicat po veprojnë si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Rilindjes. Ato janë aty për t’i mbrojtur politikanët që janë kapur duke vjedhur paratë e shqiptarëve apo votat në bashkëpunim me krimin e organizuar. Guximi që kanë marrë për t’u përpjekur për të mbyllur një çështje që e ka marrë vesh gjithë bota, tregon që dëshpërimi është i tillë saqë ka vendosur t’i shtyjë edhe këto dy masha drejt vetëflijimit sepse me veprimet që kanë ndërmarrë sot të dyja janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji. Kanë bërë shpërdorim detyre. Të dyja prej këtij momenti duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre”, tha Lulzim Basha.

Dosja “184” për blerjen e votave në qarkun e Dibrës që hetohej nga Gjykata e Krimeve të Rënda, i është transferuar Prokurorisë së Dibrës me argumentimin se nuk ka elementë për grup të strukturuar kriminal për blerje votash. /tvklan.al

Të ngjashme
UKT