Gjykata e Posacme e Apelit ashpërson dënimin për disa nga të pandehurit
Pas gati 5 vitesh, përfundon gjykimi për një pjesë tjetër të dosjes 339. Gjykata e Posacme e Apelit ka shpallur vendimin për 6 të pandehur për trafik droge. Të akuzuarit janë disa prej anëtarëve të grupit të Avdylajve në Shijak që u zbuluan nga autoritetet pas bllokimit të një skafi në Fier në 2018, kur zhvillua operacioni Volvo 4.
Togat e zeza të kryesuara nga Ingera Hysi kanë vendosur që të ndryshojnë vendimin e Shkallës së Parë për disa prej të akuzuarve. Jasin Kala allias Avdyli ishtë dënuar me 7 vite burg në Shkallë të Parë vetëm për pastrim parash dhe kishte marrë pafajësi për akuzat e tjera.
Gjykata e Posacme e Apelit ka vendosur që Jasin Avdyli të dënohet me 12 vite burgim për pastrim parash, prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, grup kriminal dhe kryerja e veprave penale në kuadër të grupit kriminal.
Denis Llaftiu është dënuar me 10 vite burg për të njëjtat akuza. Apeli i Posacëm ka lënë në fuqi vendimin për Xhemal Shalën e Islender Salën. Të dy janë dënuar me nga 15 vite heqje lirie. Ata janë në burg në Kosovë pasi janë arrestuar atje për trafik droge, por dyshohen edhe për një vrasje. Ankimi i tyre, nuk është pranuar pasi është bërë nga avokatja e caktuar kryesisht nga gjykata.
Apeli i Posacëm ka vendosur që çështja për Astrit Balliun dhe Fatos Llaftiun të kthehet për rigjykim në Shkallë të Parë me një tjetër trup gjykues me argumentin se janë konstatuar parregullisi proceduriale. 6 të pandehurit janë akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve nakkotike.
Klan News