Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako nuk do të japë dorëheqjen nëse Prokuroria ngre akuzë ndaj tij në kuadër të hetimeve për dosjen 339.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Dako u pyet edhe nëse do të kandidojë sërish në Qershor 2019 për kryetar të Bashkisë së Durrësit. Kryebashkiaku deklaroi se nuk ndihet i lodhur për të rikandiduar, megjithëse këtë e vendosin strukturat e Partisë Socialiste. Megjithatë, ai u shpreh i gatshëm për të rikandiduar, por theksoi se mund të jetë edhe në ndonjë pozicion tjetër politik.

“Do vazhdoj të jem kryetar, pse do jap dorëheqjen? Akuza nuk është asnjë gjë. Nëse Gjykata të fut në burg, ti automatikisht ikën nga kryetar bashkie. Mund ta shikoj veten edhe në ndonjë pozicion tjetër.

Por nuk di zgjedhje, të vazhdoj si kryetar bashkie apo të merrem me ndonjë gjë tjetër sepse nuk mund të largohem dot nga ai qytet se e dua shum dhe e dua këtë punë. Kam qenë për 12 vjet në këtë punë, nuk është ndonjë gjë që do të bësh ndonjë gjë të re. Në qoftë se të jepet mundësia të japësh kontributin tënd në diçka tjetër, ndoshta mund të jetë më e mirë.Unë një gjë di të them, që unë përsëri do të drejtoj fushatën, jam apo s’jam kryetar bashkie, në të tre Bashkitë e Durrësit, Krujë, Shijak dhe Durrës dhe të garantoj që të treja janë të fituara”

, deklaroi kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

Televizioni Klan publikoi sonte ekskluzivisht përgjime të dosjes 339, ku Vangjush Dako është përgjuar duke komunikuar në telefon me “Niçen”, Altin Avdylin.

/tvklan.al