Prokuroria e Posaçme kërkoi shpalljen fajtore të Deborah Keçit drejtoreshës së Klubit Tirana, për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tendera” dhe dënimin e saj me 1 vit burgim.
Në aplikim të gjykimit të shkurtuar SPAK kërkoi dënimin e saj me 8 muaj burgim.
Gjithashtu Prokuroria e Posaçme kërkoi pezullimin e dënimit dhe shlyerjen e tij në 2 vite shërbim prove, si dhe heqjen e te drejtës për 5 vite jashtë funksionit.
Për tre ish-zyrtarët e tjerë Teuta Guri, Renaldo Gjerazi dhe Gentjan Meraj u kërkua dënimi me 9 muaj burgim.
Në rast se ata do të gjenden fajtor edhe nga gjykata dënimi do të zbresë në 6 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, por nuk do të zbatohet, pasi do të konvertohet në 2 vite shërbim prove.
Seanca e radhës do të mbahet në 8 Maj ora 12:00 ku të pandehurit për dosjen e njohur si 5D do të bëjnë mbrojtjen.
Ata akuzohen se kanë favorizuar kompaninë 5D Konstruksion që drejtohej në hije nga dy ish drejtorët e Bashkisë, Mariglen Qato dhe Redi Molla, të dy në gjykim më vete, në disa procedura tenderimi.
Tv Klan