Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka vazhduar denoncimin e fakteve të reja për dosjen “Babale” në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Gjatë debatit mbrëmjen e sotme, deputeti Salianji tha se prokurori i kësaj çështjen, Gentian Osmani është caktuar për këtë dosje me urdhër të Donika Prelës, drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Salianji tha se nga shorti u përzgjodh prokurorja Pranvera Pustina e cila u dorëhoq për konflikt interesi, ndërsa në radhë pas tij vinte Përparim Kulluri, edhe ky i shmangur nga lista.

“Prokurori tjetër me short është Përparim Kulluri. Gentian Osmani është vendosur me urdhër të Donika Prelës. Është caktuar pa short nga Prokuroria, ka bërë gjithë veprimet hetimore”,

u shpreh Salianji duke ngritur akuza se janë shmangur dy prokurorë që duhet të ishin sipas shortit.

Deputeti demokrat tregoi në emision edhe një dokument tjetër, që sipas tij është falsifikim.

“Kemi vërtetimin e gjendjes gjyqësore të Albert Veliut dhe Geron Xhafajt. E ka kërkuar Prokuroria zyrtarisht. Numri i protokollit është për të dyja njësoj, 16, data i 5-ti 2018. E njëjta datë, e njëjta numër protokolli. Është falsifikim i rëndë”

, deklaroi deputeti i PD Ervin Salianji.

/tvklan.al