Vendoset sot për fatin e hetimit ndaj kreut të PD

Gjykata Penale e Tiranës do të vendosë sot për fatin e dosjes hetimore ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj force politike, në lidhje me kontrata e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dosja ka nisur të shqyrtohet këtë të hënë, pasi ka qëndruar pezull gati një muaj në Prokurorinë e Tiranës, për shkak se 3 prokurorët e çështjes nuk ranë dakord me akuzat që ishin ngritur.

Tv Klan