Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj 8 të pandehurve, të akuzuar për grabitjen e rreth 4.6 milionë eurove në pistën e Rinasit, 4 muaj pasi prokuroria mbylli hetimet. Grabitja e bujshme ndodhi më 9 Prill të vitit të 2019 dhe nga përplasja me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj.

Të arrestuar për këtë ngjarje janë Klement e Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi. Ndërsa vijon të jetë ende në kërkim Talo Çela.

Ata akuzohen se janë anëtarë të grupit kriminal që planifikoi vjedhjen me armë të shumave monetare dhe realizoi grabitjen./tvklan.al