Dosja në ngarkim të Rexhep Rrajes i arrestuar për përndjekje ndaj Xhisiela Malokut do të kalojë për gjykim. Vendimi është marrë paraditene së mërkurës nga Gjykata e Krujës, 24-vjeçari Rraja, djali i deputetit socialist Ramazan Rraja, përmes avokatit të tij mbrojtës ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por ka mohuar akuzat e prokurorisë.

Mësohet se në gjykatën e Krujës, është dorëzuar edhe një deklaratë noteriale e bërë nga Xhisiela Maloku  dhe motra e saj, të cilat kanë pranuar se me të pandehurin kanë pasur marrëdhënie të mira.

Rexhep Rraja mbahet në burg prej 30 Shtatorit të këtij viti, pasi Prokuroria e akuzon për dhunën e ushtruar ndaj ish të dashurës së tij Xhisiela Maloku.

Tv Klan