Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e disa prej të pandehurve për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, në procesin për dosjen “Partizani”.
Në seancën e 24 Prillit, të pandehurit kërkuan përjashtimin e gjyqtares me pretendimin e njëanshmërisë mirëpo gjyqtarja sot vendosi rrëzimin e kërkesave.
Ndërkohë seanca paraprake e rradhës për dosjen “Partizani” do të zhvillohet më 5 Maj ku pritet tëvendoset kalimi ose jo për gjykim.
Njoftimi i GJKKO:
Janë paraqitur katër kërkesa. Nga gjykata është vendosur si më poshtë:
1. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkuesit Sali Berisha, paraqitur nëpërmjet mbrojtësve, për shkak të moslegjitimimit të mbrojtësve në paraqitjen e kërkesave.
2. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkueses shoqërisë tregtare “Homeplan” sh.p.k, paraqitur nëpërmjet avokatit, për shkak të moslegjitimimit të mbrojtësve në paraqitjen e kërkesave.
3. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkuesit Jamarbër Malltezi.
4. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkueses Andia Pustina.
/tvklan.al