Dosja “Toyota Yaris”

Dosja “Toyota Yaris”

14:43 12/09/2019

Katër të arrestuarve u komunikohet akuzat

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka komunikuar akuzën katër personave të arrestuar në Shqipëri për 3.4 milionë eurot e sekuestruara Qershorin e 2018-s, në një makinë Toyota Yaris që kishte mbërritur në portin e Durrësit.

Dosja pritet që brenda disa ditësh të shkojë në gjykatë dhe të pandehur do të jenë Alban Mollaymeri, Edi Lika dhe Klevi Cani. Ndërsa për Agim Çekaj, shoferi i cili transportoi trajlerin nga Belgjika në Durrës u pushuan hetimet. Për të nuk u faktua se ishte pjesë grupit dhe do të gjykohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Mbi këta persona rëndon akuza e pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Hetuesit kanë dërguar në gjyq vetëm personat që janë marrë me transportin, ndërsa ata që porositën makinën ku u gjetën paratë janë ende në kërkim.

Kushërinjtë Alfred dhe Levis Vladi nuk janë mundur të ndalohen dhe janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I pari që denoncoi këtë çështje ishte kryetari i PD, Lulzim Basha, nga foltorja e parlamentit përpara se makina në mbërrinte në portin e Durrësit. Për këtë ai u mor në pyetje me kërkesë të autoriteteve belge, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Hetuesit belgë i kërkuan Bashës burimin e këtij informacioni, se drejt portit të Durrësit në një makinë “Toyota Yaris” ishin nisur para.

Për këtë rast prokuroria belge ka nisur një hetim të sajin dhe autoriteteve shqiptare i ka kërkuar verifikimin e pasurisë për 12 persona, ndër ta dhe kushërinjtë Vladi.

Tv Klan


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori