Dosja “Treblova”, ulje dënimi për të pandehurit

Dosja “Treblova”, ulje dënimi për të pandehurit

19:30 08/02/2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 19 vite e 4 muaj burg për katër të arrestuarit e dosjes “Treblova”.

Të pandehurit akuzohen për kultivim të kanabisit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Konkretisht për Taulant Haxhirajn u kërkua dënimi me 6 vite burg, Shkëlqim Koçiajn 5 vite e 4 muaj,  Xhovalin Bacon 2 vite e muaj  dhe Marios Bajramin 5 vite e 4 muaj heqje lirie.

Të gjithë akuzuarit përfituan uljen e dënimit me një të tretën, pasi pranuan gjykimin e shkurtuar. Këta persona u arrestuan në Tetor te vitit 2016 ku pas një ndërhyrje të policisë në Treblove u shkatërruan disa parcela me kanabis me mijëra rrënje të mbjella.

Sipas prokurorisë këto parcela ishin pronë e vëllezërve Moisi, Artan dhe Florian Habilaj. Për këtë rast Krimet e Rënda kishin nisur hetimet në Prillin e 2016 dhe ndër personat e përfshirë ishte dhe oficeri i policisë Renato Avdyli, i cili është ende nuk është arrestuar.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT