Gucati: Prokuroria e Kosovës të hetojë rastet

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pretendon se dikush sërish ka sjellë dosje të reja, siç thonë ata të Gjykatës Speciale. Në këto dokumente, krerët e OVL të UCK-së thonë se flitet për ngritje të aktakuzave.

“Këtu thotë për 5 të akuzuar potencialë, siç është Azem Syla,  Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli. Përmenden edhe shumë të tjerë me Xhavit Halita, me njerëz ushtarë”.

Personi misterioz që i ka sjell në mesditë dosjet ishte më i shpejtë se rrufeja.

“Është mirë që çdo gjë të hetohet edhe nga prokuroria jonë, edhe ndërkombëtare, të shihet kush po i sjell dhe pse po vijnë tek ne”.

Sipas tyre, nga personi që i ka sjellë dosjet është lënë porosi se tashmë do të sjellë CD.

Tv Klan